Zgjidhen shqiptarët më me ndikim në Maqedoni për 2013

Në 5 mars, në një ceremoni glamuroze do të zgjidhen shqiptarët me më ndikim në 9 kategori në manifestimin “Arritja e vitit – Milingona e Artë 2013”. 

Çmimet në kategori të ndryshme do të jepen për punën, veprat por më shumë për ndikimin e madh që e kanë pasur tek publiku ose për sjelljen e risive në shoqërinë tonë gjatë vitit që shkoi. 

Ose i është kushtuar pak rëndësi ose opinioni në Maqedoni nuk njeh sa duhet arritjet e shqiptarëve që kanë pasur një ndikim të madh në gjithë shoqërinë. Do të jetë kjo një mundësi që të gjithë të shohin se cili është kontributi i shqiptarëve në Maqedoni në fusha të ndryshme me të cilët të gjithë do të duhet të jenë krenarë.

Përzgjedhja e fituesit bëhet me 50 % të votave të publikut dhe 50% të votave të jurisë profesionale.

Në ceremoninë gala  “Arritja e vitit – Milingona e artë 2013” do të ndahen edhe dy çmime të tjera që nuk përfshihen në votime, Çmimin e karrierës dhe  Çmimin “Promotor i vlerave shqiptare” i cili i akordohet një jo shqiptari, individ ose institucion që ka kontribuar në mbështetjen, njohjen dhe afirmimin e arritjeve shqiptare në Maqedoni.

Manifestimi “Milingona e Artë” organizohet për herë të dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button