Kirovski: Mediet proqeveritare gënjejnë se Greqia mbështet LSDM-në

Gazetari Atanas Kirovski i cili gjatë tërë karrierës së tij i ka ndjekur ndodhitë në Greqi i ka quajtur propaganduese tekstet e medieve proqeveritare në të cilat përmes korrespodentëve nga Athina thuhet se grekët në zgjedhje do të mbështesin LSDM-në.

Kirovski i cili është analist i “Al Jazeira” thotë se mediet proqeveritare bëjnë gara se kush më tepër do të gënjejë dhe manipulojë opinionin.

Duke e cituar fjalinë në të cilën thuhet se “mediet greke informuan edhe për porosinë e Gruevskit se VMRO-DPMNE-ja nuk do ti pranojë pozicionet ekstreme dhe nacionaliste të qeverisë greke, të drejtuara drejt shkatërrimit të identitetit nacional maqedonas”, Kirovski këtë konstruksion e quajti absurd.

“Pikërisht më intereson se cilët janë ato fantom medie greke që informojnë në këtë mënyrë. I ndjek ngjarjet në Greqi dhe 100 për qind mund të garantoj se ky është spekulim, gënjeshtër e pastër dhe turp për gazetarinë. Kjo është larg gazetarisë. Kjo është propagandë lakuriqe për ata që e publikojnë”, komenton Kirovski në profilin e tij në “Fejsbuk”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button