Kate Middleton përdor një produkt shumë të çuditshëm për lëkurën

Nëse e keni pasur ndonjëherë zili për lëkurën që i shkëlqen, atëherë do doni ta dini këtë sekret të dukeshës së Cambrdige-it për kujdesin ndaj lëkurës. Personi që kujdeset për bukurinë e Kate, e cila përgatiti lëkurën e saj në ditën e dasmës mbretërore, ka zbuluar sekretin befasues pas shkëlqimit të dukeshës… një kavanoz Nutella.

Në një episod të This Morning, Deborah Mitchell foli për sekretet shtëpiake të rutinës së kujdesit për lëkurën të dukeshës, që përfshinin dhe një maskë të çuditshme që përgatitej në shtëpi.

Për një lëkurë të denjë për ngjarje madhore, Mitchell rekomandon të përzieni bashkë një kavanoz çokokrem, sheqer dhe balsam buzësh për të krijuar një scrub të cilin e përhap mbi lëkurë.

Edhe pse nuk sqaroi nëse dukesha e ka përdorur ndonjëherë këtë recetë apo kjo ishte e frymëzuar nga ndonjë produkt që përdorte, ekspertja e lëkurës tha që e kishte provuar.

“E kam përdorur në të vërtetë në shtëpi dhe e kam përdorur te disa kliente të mia, pa përmendur emra.”

Veç dukeshës së Cambridge-it, Mitchell, gjithashtu, kujdeset për lëkurën e Victoria Beckham dhe Gwyneth Paltrow, kështu që duhet ta provojmë një herë këtë trajtim rebel.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button