Subrata Roy sulmohet nga avokati (FOTO)

Para Gjykatës së Lartë në Indi, avokati Manoj Sharma hodhi ngjyrë të zezë në fytyrën e biznesmenit Subrata Roj, pronar i firmës “Sahara grup”, i cili të premten u arrestua nga policia indiane përmes një urdhër-arresti të organeve hetuese të Indisë për mashtrime të mëdha, bëri të ditur “Hindustan tajms”.

Roj ka deklaruar se e ka lëshuar seancën e parë në Gjykatën e lartë për shkak se nëna e tij 92 vjeçare ka qenë e sëmurë. Sipas gazetës, Roj është kohëve të fundit është reklamuar si patriot i madh dhe shpesh është fotografuar me yjet e Bolivudit Indian.

Në opinionin e Maqedonisë Roj u bë i njohur me raportet miqësore me kreun shtetëror me çka nga Qeveria e vendit u paralajmërua si një investitor i madh në vend. Roj kishte premtuar se do të investojë në bujqësinë e Sveti Nikollës dhe në potencialin turistik të Ohrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button