Bajrami: Jemi gati për derbin e nesërm

Skuadra e FC Shkupi sot ka zhvilluar seancën e fundit në vigjilje të ndeshjes së parë të sezonit pranveror. Në një atmosferë pozitive dhe me shumë punë, trajneri Ardian Nuhiu i ka dhënë urdhrat e fundit lojtarëve të cilët do të jenë të gatshëm port përballjen e parë sezonale kundër Vardarit të Shkupit.

Edhe pse Shkupi në këtë ndeshje do të ketë disa mungesa, optimizmi për një rezultat pozitiv është i pranishëm tek të gjithë lojtarët, të cilët një zëri kanë potencuar se dueli kundër rivalit të vjetër Vardarit, shton besimin dhe ngrit vullnetin për të dhënë edhe atomin e fundit.

Kështu ka folur para derbit edhe Muharem Barjarmi, duke potencuar se skuadra ka punuar maksimalisht dhe se pritet të jetë një ndeshje e vështirë si për Shkupin ashtu edhe për favoritin në letër Vardarin.

Pamje nga stërvitja e FC Shkupi
Pamje nga stërvitja e FC Shkupi

“Në këtë gjysmë sezon na presin sfida jashtë zakonisht të vështira, por dua të potencoj se ne jemi përgatitur maksimalisht. Ndeshja e parë e sezonit pranveror na vë përballë kundër rivalit tonë më të madh Vardarit, të cilët në këtë ndeshje futen si favorit si kampion aktual dhe lider i tabelës. Ne nuk kemi nevojë për motivim për këtë ndeshje, pasi që gjithmonë dueli me Vardarin është motivim në vete. Jam i bindur se secili prej lojtarëve që do të luajnë në këtë përballje do të japin njëqind përqindëshin. Kampionati është i gjatë dhe qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë sa më herët mbijetesën dhe të përfundojmë kampionatin në pozitë sa më të mirë”.

Trajneri Ardian Nuhiu nuk do të mundë të shpresoj në shërbimin e Jasir Asani i cili shkaku i huazimit nga Vardari sipas marrëveshjes do të jetë vetëm si shikues në tribuna, lëndimi ka lënë jashtë ekipit Filip Janevski, ndërsa për shkak të pesë kartonëve të verdhë nuk luan edhe mbrojtësi Dimitrija Llazarevski. Jashtë ekipit shkaku i vonesës së certifikatave do të jenë edhe Emmanuel Mbella dhe Nikolla Iliç, ndërsa Sedat Berisha tani më e ka kompletuar dokumentacion dhe do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Vadrarit, që luhet nesër në orën 14:00 në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup, ndërsa shkaku i dënimit të Vardarit derbi luhet pa praninë e shikuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button