Shkup, 12 aksidente për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është bërë mbikëqyrje në gjithsej 12 aksidente trafiku. 

Prej tyre, pesë aksidente janë me pasoja dëme materiale, pesë me pasoja lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë mare tre shoferë të automjeteve, pesë pasagjerë dhe dy këmbësorë dhe dy aksidente janë me pasoja lëndime të rënda trupore. 

Njëri ka ndodhur në orën 13 në rrugën “Boris Trajkovski” mes një veture të tipit “Audi” dhe një këmbësori i cili është i lënduar rëndë, ndërsa tjetri aksident ka ndodhur në orën 18:50 në udhëkryqin e rrugëve “Boris Trajkovski” dhe “Eftim Sopranov” ku janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është lënduar rënë një pasagjer. 

Me ndihmën e automjetit special “Merimanga” u larguan 82 automjete që kanë penguar zhvillimin normal të trafikut.

Lajme të ngjashme

Back to top button