Fillimi i vitit tregon rritjen alarmante të shkurorëzimeve në Dibër

 “Gjatë viteve të fundit në Gjyqin Themelor të Dibrës ka numër të madh të shkurorëzimeve  , në vitin 2009, janë regjistruar 28 shkurorëzime, në 2010  ka pasur 29  dhe  në 2011 ka pasur 39 shkurorëzime. Në vitin 2012  janë dorëzuar 32 kërkesa për shkurorëzim , prej tyre janë zgjidhur 29 , përderisa gjatë dy muajve të këtij  viti janë dorëzuar 34 kërkesa, prej tyre janë zgjidhur 17, deklaroi Mersim Marku, Kryetar i Gjyqit Themelor të Dibrës. Kur bëhet fjalë për shkaqet e ndarjeve të bashkëshortëve, të njëjtat janë të ndryshme”, deklaroi Mersim Marku, Kryetar i Gjyqit Themelor të Dibrës.

 “Për dallim nga më parë , kur dorëzuesi i kërkesës për shkurorëzim ishte bashkëshorti, tani këto raste kanë marrë të kundërtën. Gruaja është ajo që në rajonin e Dibrës është e vetëdijshme se nuk duhet te jetë rob i traditës dhe dominimit mashkullor, ndaj e merr edhe hapin e parë për ndarje nga martesat e pa lumtura “, thekson kryetari i Gjyqit të Dibrës, Marku.

“Jam nënë e dy fëmijëve, dhe shpëtimi i vetëm nga dhuna fizike dhe psikike  që e përjetonim së bashku me fëmijët e mi ishte ndarja nga burri. Gjashtëmbëdhjetë vite durova rrahje fizike dhe ofendime. Burri nuk sjellte asnjë denar në shtëpi, përveç që shkonte nëpër kafene dhe kur vinte në shtëpi na lëndonte  mua dhe fëmijëve. Tani punoj si pastruese, dhe së paku kam bukën time pa lot, thotë I.M.

Ndërkaq në Qendrën Ndër komunale për Punë Sociale në Dibër , theksojnë  paraqitjen e dukurisë të ashtuquajtur “ ndarje fiktive” ku për një vit ka nga dhjet raste. ”Bëhet fjalë për një marrëveshje mes bashkëshortëve për shkurorëzim, kur burri është në mërgim ndërsa gruaja në Dibër dhe me qëllim që i njëjti të lidhën kurorë me dikë jashtë, që të rregullon dokumentacionin përkatës në vendin e huaj.”, theksojnë nga Qendra për punë dhe politikë sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button