Policia publikon videon nga aksioni anti-drogë në Maqedoni, arrestohen mbi tre persona

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit informon se gjatë ditës së djeshme në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjegjësisht me departamentin për krim të organizuar ka realizuar një aksion anti-drogë, njofton Portalb.mk.

“Duke punuar në kontinuitet për zbulimin dhe ndjekjen e krimit të organizuar Prokuroria Publike udhëheqë me një procedurë parahetimore për zbulimin e një grupi të organizuar që kryen vepra penale me tregti të paligjshme të drogës. Aksioni është zbatuar kundër grupit kriminel në shumë lokacione dhe në shumë vendbanime, gjatë së cilës janë zbuluar narkotikë dhe janë privuar nga liria më shumë se tre persona”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Ata gjithashtu shtojnë se në vijim është duke u dokumentuar rasti, ndërkaq paralajmërojnë informim të mëtutjeshëm për procedurën dhe ndërmarrjen e veprimeve tjera.

POLICIA KA PUBLIKUAR DHE VIDEON

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button