fbpx

Gjykata e Tetovës dha vendimin për PPD-në e Arben Rusit

PPD-ja e kryesuar nga Arben Rusi, sot ka marrë vendimin e gjykatës së Tetovës për Regjistrimin e partisë, e cila konfirmon vazhdimësinë ligjore të PPD-së së dikurshme.

Përfaqësuesi i PPD-së, Jeton Xheladini, para Gjykatës së Tetovës, tha se PPD-ja e Arben Rusit u bë realitet. Ai prezantoi vendimin e Gjykatës.

“Gjykata Themelore në Tetovë me vendimin e sajë RPP nr 1/14 e regjistron  Partinë për Prosperitet Demokratik si subjekt politik në regjistrin gjyqësor për partitë politike”, tha Jeton Xheladini. 

Ai njoftoi të gjithë simpatizantët  e kësaj partie se së shpejti kjo parti do të filloj edhe me aktivitete e saja.

Lajme të ngjashme

Back to top button