Teuta ju nënshtrohet tretmanëve estetike

Aktorja Teuta Krasniqi i është shtruar një tretmani estetik. Çdoherë flitet për bukurinë e saj të rrallë. Dhe duket se aktorja Teuta Krasniqi ka vendosur që me çdo kusht të mbajë të formuar mirë trupin e saj dhe bukurinë që e karakterizon. Përmes rrjeteve sociale aktorja ka publikuar fotografi të shumta në të cilat shihet në një sallon bukurie, ndërsa në pjesën më të madhe ajo ka pozuar gjatë tretmanit estetik, shkruan Kosovarja. Por, duket se kujdesia për një trup mirë të formuar nuk është e vetmja arsye që Teuta ka vizituar këtë sallon të bukurisë. Bazuar në komente të shumta në rrjetet sociale, aktorja do të jetë fytyra e re e reklamës së biznesit në fjalë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button