Maqedoni, një familje e fiton kontestin gjyqësor kundër EVN-së (VIDEO)

Një familje nga qyteti i Shtipit e ka fituar kontestin gjyqësor me kompaninë austriake të rrymës elektrike EVN, shkruan TV Star nga Shtipi, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për një borxh të cilin EVN radhazi e ka rishkruar, ndoshta me bazë të arsyeshme, por atij borxhit ia ka shtuar edhe shuma tjera të pabaza kështu që shuma prej vitit 2002 e këndej ka arritur në 162.000 denarë. Kjo është diçka e paparë, mundet të jetë vetëm prodhim i sistemit manipulativ, të cilin me vite e ndërton EVN”, tha avokati Emil Nedkov.

Procesi gjyqësor udhëhiqet që nga maji i vitit 2015, ndërkaq deri sot avokati dhe familja kanë kaluar nëpër shumë barriera burokratike. Sipas tyre, të njëjtat kanë pasur për qëllim që në maksimalisht ta komplikojnë procedurën dhe t’i dekurajojnë të dëmtuarit që ta ndërpresin procesin gjyqësor kundër kompanisë.

Ashtu siç thonë nga të dëmtuarit, në vend që procesi të zhvillohet në Shtip, i njëjti është bërë në gjykatat e Shkupit, ndërkaq vetëm për një përgjigje është pritur nga pesë muaj.

Llogaritë e larta të rrymës elektrike, deri më tani kanë qenë arsye për shumë pakënaqësi te popullata në vend, megjithatë shumë pak prej tyre kanë vendosur që ta padisin EVN-në.

Për çmimin e lartë të rrymës elektrike rikujtojmë se u organizuan edhe protesta në Tetovë, ku dolën edhe më një sërë kërkesash tjera. Këshill kundër EVN-së është formuar edhe në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button