Sela: Propozimet e deritanishme për përdorimin e gjuhës shqipe për ne janë të papranueshme

Propozimet e LSDM-së për përdorimin e gjuhës shqipe, për të cilat flitet në opinion, nuk janë të pranueshëm për Zijadin Selën. Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH nuk deshi të zbardh për çfarë propozime bëhet fjalë, duke shtuar se partia e tij ngel në qëndrimin për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe.

“Mbajmë qëndrimin se nuk do të presim që dikush të luaj me gjuhën tonë, të merret ligji ekzistues dhe të ndryshohen anëtarët. Çdo ligj duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën sepse kushtetuta lejon përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e shtetit, ne do të propozojmë ligj që do të zyrtarizojë gjuhën shqipe në të gjitha institucionet e shtetit. Unë s’di kush çka ka propozuar, por këto propozime që dëgjohen në opinion, për ne s’janë të pranueshëm, deklaroi Sela sot pasdite, para se të fillojë kryesia Qendrore e LR-PDSH-së.

Siç bëri të ditur Ziadin Sela i Aleancës për shqiptarët, nesër do të mbahet takim i përbashkët i partive politike shqiptare, në të cilën do të shqyrtohen të gjitha opsionet në lidhje me mundësitë e formimit të Qeverisë së re.

Takimi do të mbahet të Shtunën me fillim prej ora 13.00 në hotel Arka në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button