Zbulohet letra, sulmi ndaj Ukrainës u kërkua nga Yanukovich

Teksa kriza mes Rusisë dhe Ukrainës po përshkallëzohet dhe pritet nga momenti në moment që Moska zyrtare të urdhërojë sulmin mbi fqinjën e saj Ukrainën, një tjetër fakt i rëndësishëm del në dritë. Urdhri për pushtimin e Krimesë dhe sulmit mbi Ukrainën duke se ka ardhur nga ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich. 

Ambasadori rus në Bashkimin Evropian Vitaly Churkin deklaroi se presidenti i rrëzuar Yanukovich i ka dërguar një letër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të ndërhyrë me trupa ushtarake në Ukrainë, për të rivendosur rregullin dhe ligjin.
 “Nën ndikimin e vendeve perëndimore ka fakte të qarta dhune dhe terrori”, -citon Churkin letrën e Yanukovich-it dërguar Putin-it në takimin e tretë emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton “Russia Today”.

“Njerëzit po persekutohen për arsye gjuhe dhe politike. Kështu që, në këtë drejtim unë do t’i bëja thirrje presidentit të Rusisë, zotit Putin, që të përdorë Forcat e Armatosura të Federatës së Rusisë në mënyrë që të stabilizojë të drejtën, paqen, ligjin dhe rendin, për të stabilizuar dhe mbrojtur njerëzit e Ukrainës”, -citohet më tej letra e ish-presidentit Yanukovich.  
Pas leximit të letrës, Churkin, për ta bërë më të besuar që ajo ishte e vërtetë, e ngriti letrën lart dhe ia tregoi anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Bashkimit Evropian. 
Churkin tha gjithashtu se ajo letër dhe ajo kërkesë ishte , sipas tij, për të mbrojtur të drejtat e popullsisë së Rusisë në Ukrainë. 

Kërkesat e Rusisë
Rusia e konsideroi të nevojshme që të sigurohet marrëveshja ndërmjet Viktor Yanukovich-it dhe opozitës në Ukrainë do të përmbushet, deklaroi Churkin para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.  Churkin tha gjithashtu se është thelbësore që marrëveshja e 21 shkurtit të zbatohet, dhe që të fillojë reforma kushtetuese me pjesëmarrjen e plotë të të gjitha rajoneve të Ukrainës, për miratimin e një referendumi më vonë, si dhe të formohet një qeveri legjitime e bashkimit kombëtar të Ukrainës, qeveri e cila duhet të përfaqësojë interesat politike të të gjitha rajoneve dhe forcave politike në vend.  

Qëllimi i Rusisë
Pas kërkesave të Rusisë, Churkin, bëri të qartë se qëllimi i Rusisë nuk është që të kthejë në pushtet ish-presidentin e rrëzuar Viktor Yanukovich, por ama ai pranoi dhe theksoi se Yanukovuich është ende presidenti legjitim i Ukrainës, dhe se fati i tij duhet të vendoset nga populli i Ukrainës. 
Më tej Churkin nënvizoi se forcat radikale në Ukrainë duhet të ndalen dhe i kërkoi liderëve të opozitës që të distancohen nga forcat rebele ukrainase.  Ai shtoi se ka informacione se po shtohen provokacionet kundër punimeve të Flotës së Rusisë në Detin e Zi në Ukrainë.  Sipas ambasadorit rus, njësitë e vetëmbrojtjes u formuan në një situatë ku kërcënimet dhe veprimet e dhunshme të ultra-nacionalistëve po vënë në rrezik jetën e qytetarëve rusë dhe popullatës rusfolëse. 

Lajme të ngjashme

Back to top button