VMRO-DPMNE: Zaev do të bëjë lëshime që të shpëtojë prej 9 viteve burg

“Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është i gatshëm për çfarëdolloj lëshimi vetëm që të formojë koalicion qeveritar, pasi që në të kundërtën do të përfundojë në burg 9 vjet, për shkak të marrje ryshfet dhe për shkak të dhunës ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore”, porositi Dragan Donev nga VMRO-DPMNE në konferencë për shtyp, njofton Portalb.mk.

“Është e qartë se pse Zaev është i gatshëm për çfarëdolloj lëshimi dhe çfarëdolloj tregtie. Zaev e di se nuk e ka mbështetjen e popullit. E di se i humbi zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se populli e kundërshtoi mundësinë që kriminelët e aboluar ta udhëheqin shtetin. Për atë, përpara Zaevit janë dy mundësi, ose të përpiqet që me çdo kusht të formojë Qeveri ose që të pajtohet me faktin se vitet e ardhshme do t’i përfundojë në Burgun e Idrizovës”, tha Donev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button