KSHZ: Të intervenohet me kohë në Kodin zgjedhor

Kreu i KSHZ Nikolla Rillkoski bën thirrje për kompromis politik sa i përket dilemave që do të paraqiten me zgjedhjet paralele më 27 prill, për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Rillkovski kërkoi që këto dilema t’i shqyrtojë dhe t’i zgjidh Qeveria duke ofruara zgjidhje adekuate. 

 “Ekzistojnë mundësi të kompromisit politik për një proces të këtillë. Këto vërejtje janë vetëm një pjesë dhe mund të ketë edhe të tjera. Unë i tregova ato që për momentin i kemi absorbuar. Unë jam i bindur se edhe këto që janë thirr për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kanë ndonjë opsion që si të zgjidhet kjo në mënyrë politike apo së bashku me KSHZ-në”, u shpreh Nikolla Rillkoski, kryetar i KSHZ.

Rillkoski tha se KSHZ vetëm do të respektojë Kodin zgjedhor dhe nëse ai shkelet atëherë mund të vihet në pikëpyetje legjitimiteti i zgjedhjeve.

 “Ne gjithçka që parasheh kodi zgjedhor do ta respektojmë, ne nuk jemi ata që mund ta interpretojmë kodin zgjedhor dihet kush mund ta bëj atë, ne vetëm zbatojmë ligjin”, tha Nikolla Rillkoski, kryetar i KSHZ. 

Nëse Ministria e drejtësisë nuk planifikon të ndryshoj dhe plotësoj kodin zgjedhor, si alternativë mbetet marrëveshja mes partive politike apo miratimi i një metodologjie nga ana e KSHZ-së. Për Rillkovskin, problem paraqitet dilema në përmbylljen e Listës zgjedhore, realizimi i fushatës zgjedhore dhe asaj mediatike, realizmi i anketave dhe përbërja e këshillave zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Back to top button