Ankohen biznismenët, Qeveria Teknike nuk i përmbush obligimet ndaj nesh

“Qeverisja e BDI-së i ka shkaktuar shumë dëme ekonomisë së Maqedonisë. Qeveria Teknike nuk i përmbush detyrimet ndaj biznes-sektorit”, deklaroi profesori universitar Goran Rafajllovski, nga radhët e tryezës së rrumbullakët në shënimin e 95 vjetorit të Odës Ekonomike të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Sipas tij prioritet i formimit të Qeverisë së re duhet të jetë kthimi i borxhit.

“Qeveria e re duhet të mundohet t’i kthejë borxhet e shtetit ndaj ndërmarrjeve publike, kompanive prej të cilave duhet të huazojë një miliard euro që ekonomia të funksionojë”, potencoi Rafajllovski.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski theksoi se Qeveria e ardhshme duhet të vendos dialog publiko-privat me komunitetin e biznesit.

“Mungon implementimi i ligjeve dhe përfshirja e komunitetit të biznesit në integrimin e ligjeve”, shtoi Azevski.

Ai potencoi se nuk mundet që politika të mos ndikojë në ekonomi, por biznes-sektori gjatë viteve ka arritur ta mbajë situatën politike.

“Dy vitet e fundit nuk bëjmë panik, biznesi ka funksionuar dhe kompanitë kanë punuar. Por, po të mos ekzistonte kriza do të arrinim rezultate më të larta”, theksoi Azeski.

Zëvendës drejtori gjeneral i minierës “Buçim”, Nikolla Nikollov, deklaroi se këtë periudhë ka stagnuar zhvillimi i biznesit.

“Prodhimtaria është normale dha varet nga personat që punojnë aty. Por, dhënien e lejes për koncesion ose leje të tjera nuk funksionon. Në 40 vitet e fundit nuk është ndërtuar asnjë kapacitet i minierave” shtoi Nikollov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button