Ahmeti: Me zgjedhjet e parakohshme do të arrijmë te zgjidhja e emrit

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim Kryetari Ali Ahmeti, ka pritur në një takim pune Shefin e Misionit të OSBE në Maqedoni, Ambasadorin Ralf Breth.

Ahmeti dhe Ambasadori Breth diskutuan rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, duke përfshirë edhe vendimin e BDI për të inicuar zgjedhje të parakohëshme parlamentare, zgjedhjet presidenciale integrimin EuroAtlantik si dhe marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfqinjësore.

Ahmeti theksoi që pas kthimit nga vizitat në Washington dhe New York si dhe në kryeqendrat Evropiane ku u takua me autoritet te larta të komunitetit ndërkombëtar, ka vendosur që të shqyrton mënyrat më efikase për të kontribuar drejt zgjidhjes së çështjes së emrit dhe të eliminimit të çdo pengese që parandalon nisjen e procesit të zgjidhjes.

BDI ka vendosur që të inicon zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi që procesi i zgjidhjes së emrit do të vendnumëron në periudhën e mbajtjes së zgjedhjeve në vendet e BE për të zgjedhur parlamentin e ri evropian si dhe për arsye të ndryshimeve që do të pasojnë në strukturat udhëheqëse të BE, zgjedhjeve lokale në Greqi, si dhe zgjedhjeve Presidenciale në Maqedoni, por nuk do të shënonte përparim edhe për arsye të zgjedhjeve të rregullta parlamentare në vitin 2015.

Andaj, BDI ka gjykuar që mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare do të kontribuojë në krijimin e të gjitha parakushteve për të nisur procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit. Argument tjetër për vendimin tonë është edhe mungesa e guximit politik për të vijuar me rrugën e pajtimit dhe të konsensusit midis dy komuniteteve shumicë. Presidenti konsensual është parim që e ndihmon pajtimin dhe BDI do të vijojë me përpjekjet për ta realizuar këtë synim me rëndësi.

I pyetur rreth thirjeve të partive politike për të fituar mandate të mjaftueshme në mënyrë që mos të kushtëzohen nga Ali Ahmeti, Kryetari i BDIsë theksoi që politikat tona janë shtetformuese dhe transparente në të mirën e të gjithëve.

“Insistimi jonë që Maqedonia të integrohet në NATO dhe BE nuk është kushtëzim, por realizim i prioriteteve strategjike të vendit të cilat i përkrahin të gjithë qytetarët. BDI nuk kërkon mandat kundër askujt, por kërkon mandate për t’u bërë pjesë e Europës, për marrëdhënië të shëndosha ndëretnike dhe ndërfqinjësore, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe zhvillim ekonomik, andaj shpresojmë që edhe partitë tjera të garojnë sinqerisht për këto parime të tyre programore dhe jo kundër nesh.” thone nga kabineti i Ahmetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button