O’Leary: Fluturimi nga Evropa në Amerikë vetëm 10 euro

Michael O’Leary, drejtor ekzekutiv i kompanisë ajrore me kosto e ulët “Ryanair” , njoftoi se kompania që e udhëheq ai do të prezantojë fluturime në SHBA, që çmimi nuk do të jetë më i lartë se 10 euro. Pritet që gjashtë muaj pasi që Ryanair të blejë linjat ajrore për fluturime të gjata të fillojë të shet biletat me këtë çmim, shkruan The Independent. 

“Ryanair ” nga Evropa do të fluturojnë në New York dhe Boston .O`Leary këtë e bëri të ditur në konferencën vjetore të hotelierisë irlandeze të mbajtur ditë më parë , raporton The Telegraph.

Bileta më e lirë për në SHBA do të kushtojë 10 euro, ndërsa fluturimi në Evropë do të jetë edhe më i lirë – do të kushtojë një biletë në total prej 7,30 € . Nuk dihet ende nga cilat qytetet evropiane do të fluturojnë ‘Ryanair’ për në SHBA . “

Sigurisht se çmimi i biletave nuk do të jetë 10 euro për të gjitha vende, shpjegoi O `Leary . Ai tha se do të ketë më shumë vende për klasën e biznesit dhe premium. “

Ai shtoi se statistikat në dispozicion të kompanisë tregojnë se 15 për qind e udhëtarëve janë të gatshëm të paguajnë një biletë më të lirë me kusht për të paguar për të gjitha shërbimet e tjera shtesë të fluturimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button