PSP ka hyrë në MPM

Ekipi i Prokurorisë Speciale (PSP) sot ka hyrë në “Media Print Maqedoni (MPM), mëson BIRN. Qëllimi i PSP-së ka qenë që të hulumtohet financimi i punës së shtëpisë mediale, e cila është botuese e gazetave “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik”, “Vest”, “Makedonski Sport”, magazina “Tea” dhe internet portali “Telegraf”, njofton Portalb.mk.

Prej dje, pronar i MPM-së ka ngelur ish diplomati Sergjan Kerim, pasi që partnerët e tij “Internet Grup” nga Serbia dhe biznesmeni maqedonas Jordan Kamçev, nuk janë më pjesë e strukturës udhëheqëse.

Sot, gazetarët e tre gazetave të MPM-së, kanë filluar me grevë për shkak të vonesës së rrogave dhe mospagimit të honorarëve.

LEXO: SPGM: Filloi greva në MPM

LEXO: Kamçev e ka shitur pjesën e tij në MPM

LEXO: SHGM e përkrah grevën e gazetarëve të MPM-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button