fbpx

Soros: Në krizën e Ukrainës, Gjermania ta luajë rolin e shpëtimtarit

George Soros, filantropi dhe themeluesi i Institutit të Shoqërisë së Hapur komenton ndodhitë në Ukrainë duke propozuar që Gjermania ta merr rolin kyç për ti ndihmuar këtij vendi i cili kohëve të fundit është përfshirë nga trazirat.

“Një grup i vogël qytetarësh të armatosur vetëm me shkopinj dhe mbrojtëse nga kapakët e kontejnerëve arritjen ti mposhtin forcat policore. Ky është moment historik.” shkruan Soros.
Ai këtë e sqaron me bashkimin e tyre në një, duke theksuar se në këtë rast ukrainasit vendosën identitetin dhe interesin kombëtar përpara atij individual duke i kundërvënë policisë.

“Ukrainasit u bashkuan për ta treguar besnikërinë e tyre ndaj Bashkimit Evropian (BE), i cili mbetet i përçarë si pasojë e euro-krizës që i ka kthyer kundër njëra-tjetrës, vendet debitore dhe ata të zhytura në kredi. Tani gjithçka varet nga reagimi i BE-së. Edhe pse nën udhëheqjen e Gjermanisë, BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) janë duke përgatitur një paketë financiare me miliarda dollarë për shpëtimin e saj, kjo nuk do të mjaftojë për ta ruajtur unitetin kombëtar ukrainas që do ti nevojitet vendit në vitet në vijim” shkruan Soros.

Fondacioni i tij, Renaissance Foundation në Ukrainë, është i gatshëm ta ndihmojë rimëkëmbjen e vendit nga trazirat ku kishte dhe viktima, por Ukraina ka nevojë për ndihmë më të madhe që vetëm BE-ja mund t’ia sigurojë.

Soros thotë se Gjermania duhet sërish ta luajë rolin e saj si në vitet e 1990-ta, ku gjatë transformimit të Evropës Qendrore dha kontributin më të madh me ekspertët e saj të menaxhmentit dhe të ekonomisë. Ai më tej sqaron modelin se si Berlini zyrtar duhet ti ndihmojë Kievit ta përforcojë ekonominë vendore, të tërheq investime të reja si dhe si të integrohet në tregun botëror.

“Shpresoj dhe besoj se Evropa nën udhëheqësinë e Gjermanisë do ti del në ndihmë Ukrainës. Me vite e them që Gjermania duhet ti pranojë përgjegjësitë dhe detyrimet si pasojë e rolit të saj dominant në Evropë. Ukraina ka nevojë për një plan të ngjashëm me planin e dikurshëm të Marshalit kur Amerika ndihmoi për rimëkëmbjen e Evropës, pas Luftës së Dytë Botërore. Gjermania duhet ta luajë rolin e njëjtë si Amerika.” shkruan Soros.

Por kjo, thotë ai, duhet bëhet me kujdes duke mos prishur marrëdhëniet me Rusinë.

“Anxhela Merkel duhet të takohet edhe me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin për të garantuar se në renesancën e Ukrainës, Rusia është partner e jo oponent” përfundon filantropi George Soros. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button