Kroacia në GJND: Serbia s’e pranon të vërtetën

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka nisur sot shqyrtimin e ankesave reciproke të Kroacisë dhe Serbisë për gjenocid gjatë luftës në Kroaci, nga viti 1991 deri më 1995.

Përfaqësuesja e Kroacisë, Vesna Crniq Grotiq, ka thënë se qeveritë e Serbisë nuk janë të gatshme të përballen me të vërtetën.

Kroacia ka paditur Serbinë më 1999 për “spastrim etnik”, ndërsa Beogradi është përgjigjur me kundërakuzë në vitin 2010, duke thënë se rreth 200,000 serbë janë detyruar të largohen nga Kroacia, kur kjo e fundit ka nisur operacionet ushtarake për rimarrjen e territoreve.

Seancat do të zgjasin deri më 1 prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button