Ademi fton partitë e vogla të mbështesin BDI-në

Bashkimi Demokratik për Integrim u bëri thirrje subjekteve më të vogla politike shqiptare që të kontribuojnë për faktorizimin e elementit shqiptarë në vend duke iu bashkangjitur BDI-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
 
Nga partia e Ahmetit pa modesti e konsiderojnë veten fitue se të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por apeli i tyre ka për qëllim siç thonë ata fuqizimin e mandatit shqiptar dhe parandalimin e përçarjes së votës,transmeton Alsat. 

“Subjektet politike më të vogla shqiptare, duhet të analizojnë mirë veprimin e tyre të mëtutjeshëm. A do ti shërbejnë faktorizimit të votës dhe mandateve të shqiptarëve ose do të përçajnë votën shqiptare në favor të subjekteve politike maqedonase. Kur flitet për mandate më të fortë të shqiptarëve, kjo arrihet vetëm nëse përkrahet fuqishëm subjekti më i madh politik i shqiptarëve në Maqedoni”, u shpreh Abdilaqim Ademi, Shef i shtabit zgjedhor të BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button