Malajzia dëshiron kampione të ADN-së nga familja e liderit verikorean Kim Xhong-un

Malajzia nuk do t’ia dorëzojë Koresë Veriore trupin e Kim Xhong-nam, gjysmëvëllau i liderit koreanoverior Kim Xhong-un, i cili u vra para disa ditëve, nëse familja nuk dërgon kampione të ADN-së, kumtoi sot policia malajziane.

“Deri më tani asnjë anëtar i familjes apo i afërt nuk ka ardhur që ta identifikojë trupin. Kemi nevojë për kampione të ADN-së nga një anëtar i familjes që ta konfirmojmë identitetin e të vdekurit”, theksoi përfaqësuesi i policisë malajziane Abdull Mat.

“Koreja Veriore kërkoi që trupi të kthehet, por fillimisht duhet ta identifikojmë”, shtoi Mat.

Zëvendëskryeministri malajzian Ahmad Hamidi deklaroi dje se personi që është vrarë të hënën në aeroportin në Kuala Lumpur në të vërtetë është Kim Xhong-nam.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button