(Video) Papastërtia e lumit Shkumbin, dekoratë për ditën e Komunës

Deri sa Këshilli komunal shënon 3 marsin, ditën e komunës së Tetovës me një seancë solemne dhe me ndarje të mirënjohjeve, qytetarët përkujtojnë premtimet e kryetares Teuta Arifi, të cilat sipas tyre ende mbesin vetëm në letër.

Rrugët të cilët vështirë përballojnë qarkullimin e përditshëm, djegia e mbeturinave që ndikon në ndotjen e ajrit në qytet, uzurpimi i hapësirave publike, mungesa e ujit për pije, janë vërejtjet që shtrojnë qytetarët pikërisht në ditën kur ndahen dekoratat për arritjet në sfera të ndryshme nga ana e Komunës së Tetovës.

Rrjedha e lumit Shkumbin e mbuluar nga papastërtitë në afërsi të spitalit të Tetovës, është njëra ndër pamjet nëpërmjet së cilës, një qytetar përkujton në mënyrën e tij ditën e komunës.

”Kjo është gjendja e përditshme tek spitali klinik i Tetovës. Edhe pse fushata parazgjedhore për kreun e komunës kryesisht u fokusua në mungesën e pastërtisë në qytet, organet komunale nën udhëheqjen e zonjës Teuta Arifi akoma nuk e shohin të udhës që të zgjidhin këtë problem të qytetit”, është komenti i një qytetari nga Tetova që shoqëron videon e tij duke theksuar edhe premtimet e parealizuara të kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit.

Lajme të ngjashme

Back to top button