De Biasi: Januzaj ka vendosur të luajë për Anglinë

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi foli në konferencë për shtyp para ndeshjes miqësores me Maltën.

Temat kryesore që 57-vjeçari u përqendrua më shumë, kishin të bënin me mënyrën e lojës që do të zhvillojë ndaj Maltës si dhe lojtarët e grumbulluar dhe ata të pagrumbulluar.

“Ndaj Maltës do të përqendrohemi më shumë në mesfushë dhe në sulm. Xhaka, Vajushi e Sadiku? Për momentin janë thjesht pjesë e projektit. Salihi shënoi një gol të jashtëzakonshëm dhe do ta mbaj nën vëzhgim. Të njëjtën gjë mund të them dhe për Bulkun dhe Çanin, ndërsa Dallku vështirë se mund të thërritet”, transmeton Supersort.

Nuk mund të mungonte dhe një koment për Adnan Januzaj si dhe “Euro 2016”. “Mendoj se Januzaj e ka bërë zgjedhjen e tij, Anglinë dhe besoj se të gjithë e kanë kuptuar këtë fakt. Vendimin e Shkodran Mustafit për të luajtur me Gjermaninë e respektoj. Forca e Shqipërisë në eliminatoret e Europianit, do të jetë përulësia”, ka shtuar De Biasi

Lajme të ngjashme

Back to top button