Pakistan, 72 të vdekur nga sulmi vetëvrasës

Një zyrtar i lartë i policisë së Pakistanit tha se numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), sot në tempullin Sufi, është 72 vetë dhe 150 të plagosur.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, menjëherë ka dënuar atë që ai e ka cilësuar si sulm kundër filozofit dhe poetit Sufi, për nder të të cilit është ndërtuar tempulli në qytetin Sehwan në provincën Sindh.

Zyrtari i lartë policor, Shabbir Sethar, tha në spitalin lokal, Sehwan Sharif, se “së paku 72 vetë janë vrarë dhe më se 150 të tjerë janë të plagosur”, shumica prej tyre në gjendej të rëndë. Ai paralajmëroi se numri i të vrarëve mund të rritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button