MM: Ministri Jolevski në takimet në vendet e huaja në mënyrë dinjitoze e prezanton Maqedoninë

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski në të gjitha takimet që i kishte  në Uashington, si çdoherë,  është munduar për integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin unitar të Republikës së Maqedonisë, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes në reagimin e konferencën për shtyp të LSDM-së.

Në të përkujtojnë se ministri Jolevski, në vitin 2008 derisa ishte ambasador i Republikës së Maqedonisë në SHBA, e ka negociuar tekstin Deklarata për partneritet strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë, në të cilën SHBA-ja në mënyrë të qartë e përkrahë integritetin territorial dhe sovranitetin, si dhe karakterin unitar të Republikës së Maqedonisë.

“Gjatë qëndrimit të fundit ministri Jolevski kishte takim edhe me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror Hojt Ji, dhe opinioni i Maqedonisë ishte i informuar  nga deklarata e zëdhënësit të Departamentit të shtetit, se SHBA-ja e përkrah integritetin territorial dhe sovranitetin e Maqedonisë”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button