Pakistan, 25 të vdekur nga shpërthimi në vendin e lutjeve

Një shpërthim bombe u ka marrë jetën të paktën 25 personave, ndërsa ka lënë shumë të tjerë të plagosur, teksa kishte për shënjestër një vend të shenjtë lutjeje në qytetin Sehwan të provincës Sindh, në jug të Pakistanit, njofton Top Channel.

Kryeministri Nawaz Sharif e ka dënuar sulmin, ndërsa ka bërë thirrje ndaj popullit pakistanez të “qëndrojnë të bashkuar”. Një zëdhënës i policisë së Sindhit tha se një kamikaz kishte hyrë në vendin e lutjes dhe hodhi veten në erë mes besimtarëve të devotshëm.

Stacioni televiziv “Samaa” raportoi fillimisht për mbi 50 të plagosur, ndërsa “Geo TV” i çon shifrat në mbi 100 të tillë.

Vendi i shenjtë është një prej më të frekuentuarve në Pakistan, ndërsa këtë të enjte ishte i mbipopulluar, pasi kjo ditë konsiderohej e shenjtë për myslimanët që luteshin aty. Spitalet pranë vendngjarjes kanë raportuar për pamundësi në ofrimin e shërbimit për një shkallë kaq të madhe viktimash. Ndërsa spitalet e tjera më të afërta janë të paktën dy orë larg me automjet, në Jamshoro dhe Hyderabad.

Ende asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button