Aliti kundër Milloshovskit: Cila ka qenë pika e mosmarrëveshjes midis tyre?

Zgjedhjet e reja në Maqedoni nuk janë në interes të qytetarëve dhe për këtë arsye duhet të shmangen, theksoi Rafiz Aliti nga BDI-ja, shkruan TV Nova, përcjell Portalb.mk. Ai për TV 21 ka folur për koalicionet mundshme, duke theksuar se në interes të vendit është që sa më shpejtë të formohet Qeveria.

Rafiz Aliti, BDI

Aliti më parë për TV Telmën ka thënë se BDI-ja ka marrë dokument me shkrim edhe nga VMRO-DPMNE-ja, ashtu siç ka marrë nga LSDM-ja gjatë kohës së procesit të bisedimeve dhe i njëjti ka qenë i lexuar para kryesisë qendrore të partisë.

Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja është pajtuar me të gjitha kërkesat e Platformës së partive shqiptare, përveç vazhdimit të mandatit të Prokurorisë speciale.

 

Për dallim nga ai, Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja për TV 21 ka thënë se në bisedimet me BDI-në kërkesa ka qenë për vendosjen e dygjuhësisë nëpër gjithë territorin e Maqedonisë.

Antonio Milloshovski
Antonio Milloshovski

Për dallim nga BDI-ja, ku vërtetojnë se nga VMRO-DPMNE-ja kanë marrë ofertë me shkrim në negociata për formimin e Qeverisë së re, Antonio Milloshovski në emisionin “10 minuta”, tha se VMRO-DPMNE-ja asnjëherë nuk ka dërguar garanci me shkrim te BDI-ja, as edhe këtë herë.

Milloshovski tha se këto dy parti janë gjatë në koalicion dhe çdo herë është respektuar fjala e dhënë, për atë nuk ka pasur nevojë për kësi dokumente. Ai gjithashtu hodhi poshtë informatën e pasaktë se kanë biseduar me BDI-në dhe pas skadimit të mandatit për formimin e Qeverisë së re, por nuk e ka hedhur mundësinë për bisedime të ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button