Lëvizja BESA: Rrugët e lagjes Saraj, përplot me mbeturina

“Dega e Lëvizjes BESA në Saraj shpreh shqetësimin e saj të thellë që për më shumë se një muaj Ndërmarrja Komunale në kuadër të Komunës së Sarajit, e cila është përgjegjëse për mbledhjen e mbeturinave, aspak nuk i kryen detyrat e saj ndaj qytetarëve dhe rrugët e kësaj lagje tashmë janë përplot me mbeturina. Kjo është një papërgjegjshmëri e skajshme e kësaj ndërmarrjeje, e cila – edhe pse nuk e kryen detyrën e saj me rregull – vazhdimisht kërkon nga qytetarët që të paguajnë për këtë shërbim”, reagojnë nga Lëvizja BESA.

I kontaktuar nga Portalb.mk, kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati, hodhi fajin te drejtori i Ndërmarrjes Komunale, i cili tha se ai është përgjegjës për këtë gjë. Për redaksinë tonë drejtori i Ndërmarrjes është i pakapshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button