Arifi: Të sillemi me përgjegjësi ndaj qytetit të Tetovës

Në një mbledhje solemne, këshilli i Komunës dhe kryetarja Teuta Arifi, kanë shënuar 3 marsin, ditën e komunës së Tetovës. Kjo ngjarje shënon ditën e formimit të Këshillit të parë shumë partiak të komunës në vitin 1996.

Në këtë mbledhje morën pjesë, rektori I USHT-së, Vullnet Ameti, shefi i SBP- Tetovës, Faredin Jonuzi., drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, komandanti I garnizonit të ARM-së, në Tetovës  Atanas Panovski, drejtorë të ndërmarrjeve komunale dhe përfaqësues të më shumë institucioneve tjera  dhe qytetarë.

Para të pranishmëve, Teuta Arifi, potencoi se Tetova është qyteti jonë i përbashkët dhe të gjithë duhet të sillemi me dinjitet ndaj qytetit.

Zhvillimi i Tetovës, theksoi ajo, paraqet një proces dhe një angazhim multidimensional dhe jo biznesi, dhënia e lejeve të pakontrolluara për ndërtim, uzurpimi i hapësirave publike, keqpërdorimin e  institucioneve.

Në kuadër të manifestimit të sotëm me rastin e ditës së komunës së Tetovës, disa personave fizik dhe juridik nga sfera të ndryshme për kontributin e tyre në afirmimin e qytetit u është ndarë mirënjohje.

Në sferën e sportit, ndër ata të cilët morën çmim ishte edhe futbollisti Agim Ibrahimi, reprezentues I Maqedonisë, në sferën shkencore, çmimin e mori ish-rektori i UEJL-së, Alajadin Abazi, ndërsa në sferën e shëndetësisë, çmimin e mori kirurgu i spitalit të Tetovës, Zoran Sokollovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button