Spekulim i fshehur prapa gjoja burimeve diplomatike

[Recension: VJEN KURCI ME POROSI PËR GRUEVSKIN PËR DORËHEQJEN E TIJ DHE SHPËTIMIN E VMRO-DPMNE-së?!]

Artikulli e transmeton komunikatën për vizitën e ministrit austriak për punë të jashtme, mirëpo pastaj i komenton informatat e paraqitura dhe plason informata plotësuese të pakonfirmuara duke iu referuar burimeve të paemërtuara.

ДОАЃА КУРЦ СО ПОРАКА ДО ГРУЕВСКИ ЗА НЕГОВА ОСТАВКА И СПАС НА ВМРО ДПМНЕLinku deri te artikulli origjinal: VJEN KURCI ME POROSI PËR GRUEVSKIN PËR DORËHEQJEN E TIJ DHE SHPËTIMIN E VMRO-DPMNE-së?!

Data dhe koha e publikimit: 09.02. 2017

Data e recensionit: 12.02.2017

Recensues: Dimitar Tanurov

TITULL SENZACIONALIST

Vetë titulli është komentues dhe senzacionalist veçanërisht me shenjat e përdorura të pikësimit. Me të nuk jepet përgjigjekonkrete, vetëm nxitet lexuesi që ta klikojë lajmin, i cili gjoja duhet të ofrojë përgjigje konkrete.

Në fillim të lajmit transmetohet një pjesë e komunikatës zyrtare (me gjasë nga MPJ-ja, mirëpo në tekst kjo nuk precizohet) për vizitën e diplomacisë austriake:

Sebastian Kurc – ministër për punë të jashtme i Austrisë dhe kryesues i OSBE-së, zyrtarisht, sipas paralajmërimit, të dielën vjen në Shkup në takim me ministrin Popovski që ta vizitojë kufirin maqedono-grek, i cili është kanali për vërshimin e refugjatëve nga Siria në vendet perëndimore.

Ky është njoftimi zyrtar për vizitën e Kurcit, i cili është mik i mirë me funksionarët e VMRO-DPMNE-së, për shkak se edhe ai edhe ata u takojnë partive simotra.

Edhe në këtë pjesë të tekstit nuk ka asgjë kontestuese. Mirëpo, pjesa e dytë e lajmit është komentuese dhe pa informata të konfirmuara plotësisht. Në fakt, lajmi i rikthehet vizitës së fundit të Kurcit dhe reagimeve që i shkaktoi kjo vizitë, e pastaj ndërlidhet me informata të pretenduara nga “burime të paemërtuara diplomatike”. Shpeshherë shprehja “burime diplomatike” përdoret për fshehjen e komenteve dhе supozimeve dhe qëndrimeve personale, veçanërisht pasi burimet diplomatike nuk janë përcaktuar. Për shembull, është e paqartë se a bëhet fjalë për burime diplomatike nga Maqedonia, nga Bashkimi Evropian, nga Austria, nga PPE-ja. Mu për këtë ka edhe dyshime për vërtetësinë e informatës.

Kësaj radhe, sipas burimeve diplomatike, Kurci përveç vizitës së kufirit, në Shkup vjen edhe me porosi personale deri te Gruevski në emër të partive të djathta evropiane – popullore, ku bën pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja.

NGJYRIM POLITIK

Poashtu, në artikull vërehet një dozë e ngjyrimit dhe e anshmërisë, veçanërisht nëpërmjet përdorimit të shprehjes “popullore”, që ka të bëjë me partitë popullore evropiane, mirëpo te ne ka kuptim tallës.

Paragrafi – fjalia e fundit më tepër i ngjan komentit spinues, i cili duhet të krijojë përshtypje se gjoja diplomatët e huaj janë drejtpërdrejtë të përzier në zgjidhjen e krizës politike.

Në artikull mund të vërehet shkelje e disa standardeve dhe neneve profesionale të Kodit të gazetarëve, i cili parasheh: të bëhet verifikimi i informatave, emërtimi i burimeve, ose në rast se kërkojnë të jenë anonime, përcaktimi i tyre adekuat, pastaj të bëhet dallim ndërmjet lajmit dhe komentit, si dhe paanshmëri gjatë informimit, veçanërisht gjatë raportimit për proceset politike.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button