Makoviq: Me projektin “Shkupi 2014” dikush po fiton para

Shkupi nuk mund të krahasohet me asnjë qytet tjetër të gjallë nga shekulli 21 nga një arsye e vetme, ajo që është krijuar si pasojë e projektit “Shkupi 2014” nuk gjendet askund, nga Tajvani deri në Kore dhe Amerikën e Jugut. Por mund të krahasohet me një qytet në ta kaluarën, Berlinin në vitet e 30.

Kështu ka deklaruar historiani kroat Zvonka Makoviq në debatin e organizuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni dhe OKNO me temë “Përmendoret dhe politika: Shkupi 2014 është projekt kulturor apo politik?”.

“Të ndërtohet një gali nga betoni është jo çmenduri, por super çmenduri”, deklaroi Makoviq.
Intelektuali kroat ka komentuar edhe uzurpimin e hapësirës publike, numrin e madh të skulpturave të vendosura njëra pas tjetrës duke lënë një hapësirë të ngushtë ndërmjet tyre dhe që nuk janë pjesë e asnjë tregimi.

Ai komentoi edhe lyerjen e objekteve me fasada baroku duke vlersuar se kjo është si pasojë e një nacionalizmi të përforcuar mbi të cilin dikush sigurisht po fiton para.

Makoviq është i njohur për publikun me kritika të ashpra për vendosjen e përmendoreve të Ludevit Gaj dhe Nënës Terezë në qendër të Zagrebit autor i së cilave është skulptori maqedonas Tome Serafimovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button