Forca i mori të gjitha medaljet në Kosovë

Gjatë fundjavës që lam pas në Republikën e Kosovës u zhvillua turneu i karatesë “Fushë Kosova Open 2014”, ku morën pjesë mbi 200 garues. Në këtë aktivitet fuqinë e saj e tregoi edhe një herë KK Forca e cila në plasmanin e përgjithshëm u radhit e para me 54 pikë (12 ari, 4 agjent, 8 bronze), ndërkohë që anëtari i tyre Joni Dardhishta u shpall si më i miri tek pionierët ku edhe fitoi kupën. 

Nga ky klub vendet e para tek vajzat i morën: Janina Dardhishta e cila triumfoi në dy disiplina KATA dhe KUMITE (6-7 vjet), Arta Bushi 2 vende te para te grupmoshat 8 vjet ne KATA dhe KUMITE,  Jusra Ademi 2 vende te para ne grupmoshat 9 vjet në KATA dhe KUMITE. 

Vendet e para te djemtë Jon Dardhishta 2 vendet e para ne grupmoshat 6-7 vjet në KATA dhe KUMITE, Suhejb Veseli triumfoi në KATA për moshën 8 vjet dhe Mevlud Memedi ne grupmoshat 12-13 vjet (-44 kg) në KUMITE. Dy medalje të argjend i fitoi Anjel Pejakoviq KATA dhe KUMITE (6-7 vjeç). 

Altin Kamberi i dyti dhe i treti në KATA e KUMITE në grupmoshat 9 vjet,  Xhezair Sali një vend të dytë në KUMITE (12-13 vjet, +56 kg). Edhe pse luftoj mirë me bronz kësaj radhe u desh të pajtohet Verona Ajdini (12-13 vjeç, -43kg), po të njëjtin sukses e arritën edhe Esma Asani, Abdurahman Halimi, Fisnik Agushi dhe dy vende të treta i mori Ndriçim Asani, KK Forca u paraqit edhe në garat ekipore në KATA, ku fitoj 1 ari, 1 argjend e 1 bronz. 

Garën në Kosovë e ka përcjell nga afër edhe kryetarja e klubit, Shkodrane Dardhishta e cila u shpreh e kënaqur me suksesin e arritur.  KK Forca nuk do të ndalet këtu pasi në fundjavë do të paraqitet në turneun e fuqishëm që zhvillohet në Iliça të Sarajevës. Në këtë aktivitet do të paraqiten edhe dy kampionët e Ballkanit, Abdurahim Idrizi dhe Sajra Morrina, si dhe Usame Bajrami. 


(Anëtarët e KK Kushtrimi – Hasanbeg, debutim i mrekullueshëm)

Në turneun në Kosovës debutoi me sukses në gara klubi më i ri në vend KK “Kushtrimi” nga Hasanbegu, duke fituar 8 medalje. Me arri u stolisën Ilmi dhe Adnan Kadriu, me argjend  Uzer Asllani, Orhan Jahii, Jahi Xhejllan dhe Rudina Aliu. Kjo e fundit fitoi edhe një bronz në kumite. Me suksesin e arritur i kënaqur u shpreh trajnerit Irfan Aliu. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button