Protesta të reja në Tetovë

Shumë organizata nga Tetova me moton “ Së bashku kundër ndotjes në Tetovë” më 13 mars do të organizojnë protesta nëpër rrugët e Tetovës.

Protesta do të mbahet për shkak të ndotjes enorme të ajrit gjatë dy muajve të fundit.

Ata kërkojnë masa konkrete dhe aktivitete të cilat do të ndikojnë në uljen e ndotjes së ajrit në Tetovë.

Nga iniciativa kërkojnë që të zbatohen masa urgjente për pastrimin e deponive të qytetit, të ndërpritet lëvizja e automjeteve për një periudhë të caktuar dhe t’ju mundësohet qytetarëve transport pa pagesë publik, ndërprerje e djegies së mbeturinave siç janë plastika, goma dhe mbeturina të tjera publike që digjen nëpër lagjet e qytetit.

Gjithashtu kërkojnë vendosjen e filtrave për ndotësit industrial si dhe të ndërtohen parqe, hapësira të gjelbërta dhe rrugë për biçikleta.

Lajme të ngjashme

Back to top button