“Shvercerat”: “Nuk sulmuam referët dhe futbollistët”

Grupi i tifozëve “Shvercerat” shpreh keqardhje për incidentin e ndodhur të dielën në ndeshjen futbollistike ndërmjet Dritës nga Bogovina dhe klubit tonë SHKUPI. Deri në minutën e 19 gjithçka ishte në rregull, saqë nuk pati asnjë sharje të vetme ndaj nikoqirëve apo gjyqtarëve, por grupi jonë tërë kohën këndonte këngë kushtuar klubit.

Incidentit i paraprinë disa vendime skandaloze të referit kryesor në dëm të klubit tonë. Situata filloi të tensionohet kur gjyqtari i dha karton të kuq (të dyshimtë) qendërmbrojtësit tonë Adili. 
Në atë moment nga tribuna jonë kishte shenja mospajtimi dhe situata u tensionua me tepër kur një pjesëtar i sigurimit i angazhuar nga nikoqirët u mundua të tregon forcë ndaj një anëtari të grupit tonë duke e tërhequr atë nga tribuna në fushë. Më pas reaguan disa anëtarë tjerë, ndërsa shumica tentonin që të qetësojnë situatën. 

Pas këtij rasti, ndërhyri edhe policia, reagimi i të cilës ishte tejet barbar dhe në asnjë mënyrë nuk jepte kontribut për qetësimin e situatës, po më tepër krijuan gjendje kaotike. Binte në sy reagimi i një polici, që më pas kuptuam që ishte zëvendës shef i policisë i cili më çdo kusht tentonte që të tensionon situatën edhe më tepër duke sharë nënat shqiptare të gjithë të pranishmëve në stadium. 

Dhe kur e gjithë situata u qetësua pjesëtarët e policisë përsëri provokonin dhe kërcënonin anëtarët e grupit tonë, sidomos ndaj tifozëve të cilët në asnjë mënyrë nuk ishin të involvuar në incident. Pas asaj u arrestuan disa tifozë të cilët tërë kohën mundoheshin të qetësonin situatën, vetëm për një arsye, sepse zëvendës shefi i policisë, duke mos i gjet ata që kane hy ne fushë, tregonte me gisht nga dikush dhe policët servil shqiptar menjëherë zbatuan urdhrin e tij.

Me këtë komunikatë nuk duam të arsyetojmë në asnjë mënyrë reagimin e tepruar nga disa anëtarë tanë, por për hir të së vërtetës deshëm të sqarojmë opinionin publik si dhe disa media dhe portale që fare nuk kanë pas gazetar të tyre në ndeshje, raportuar për sulm ndaj referëve dhe lojtarëve. Me plot përgjegjësi ju sigurojmë se referat dhe lojtarët vendas në asnjë moment nuk janë sulmuar nga anëtarët e grupit tonë.

Me respekt,
Grupi i Tifozëve “Shvercerat”

Lajme të ngjashme

Back to top button