Cvetkov: Shpresoj në zgjidhje me Kroacinë për verën

Nëse Kroacia mbetet në qëndrimin e njëjtë në lidhje me barrierat e vendosura jotarifore për import të verës së Maqedonisë, do të jemi të detyruar të ndërmarrim masa përkatëse, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov.

Sipas tij, akoma pritet përgjigjja nga Kroacia pasi që nga pala maqedonase edhe zyrtarisht është kërkuar sqarim për kushtet e vendosura shtesë për import të verës.

Nga 1 janari i këtij viti në Kroaci është vendosur Rregullore e re për import të verës nga vende të treta, mes të cilëve edhe Maqedonia. Konform Rregullores, vendosen kushte shtesë ose të ashtuquajtura barriera jotarifore. Vazhdohet periudha e lëshimit të verës në shitje, respektivisht nevojiten më pak se 32 ditë nga doganimi deri në lëshim në qarkullim. Janë rritur edhe kërkesat për analiza shtesë dhe për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Maqedonia në tregun kroat brenda vitit plason 17 milionë litra verë, që është për 24,2 për qind nga eksporti i përgjithshëm. Vlera e sasive të eksportuara është 11,2 milionë euro. Kroacia është vendi i dytë pas Serbisë për nga eksporti i verës së ambalazhuar të Maqedonisë dhe e treta, pas Serbisë dhe Gjermanisë, për eksport të verës të pa ambalazhuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button