Demiri: Gruevski bën thirrje për nacionalizëm

Fjalimin e kryeministrit Nikolla Gruevski, analisti Alajdin Demiri e vlerëson si një thirrje të nacionalizmit, i cili nuk i shkon për shtat një shteti multietnik si Maqedonia.

“Qëllimi i kryeministrit Gruevski në konventën e partisë për Kryetar, se VMRO-së i nevojiten 65 deputet or të tejkaluar krizën, në të vërtet është rritje e nacionalizmit. Ai është i vetëdijshëm që nuk arrin asgjë me këtë, por dëshiron që të rritë votën e VMRO-së dhe të ul praninë e partive politike shqiptare dhe nivelin e kërkesave shqiptare”, tha për Portalb, Demiri.

Ai shtoi se Gruevski me këtë deklaratë është munduar që t’i disiplinojë shqiptarët por edhe ai vetë e di se ky shtet nuk mund të udhëhiqet vetëm nga maqedonasit.

“Konceptualisht Maqedonia si shtet multietnik nuk mund të udhëhiqet vetëm nga maqedonasit dhe atë Gruevski e di shumë mirë mirëpo dëshiron  të disiplinojë shqiptarët dhe relevancën e votës shqiptare që gjithsesi paraqet një fushatë internet ë VMRO-së, në të kundërtën do të ishte thirrje për rinimin e Maqedonisë”, theksoi Demiri.

Ndërkaq fjalimit të kryeministrit ju përgjigj edhe partia shqiptare në pushtet, BDI, ku deklaruan se “Dikush kërkon 63 deputetë kundër BDI-së. Ne kërkojmë 25 deputetë për BDI-në!”

Lajme të ngjashme

Back to top button