Një tjetër femër e arrestuar për vdekjen e vëllait të Kim Jong-un

Është arrestuar edhe një tjetër femër  në lidhje me vdekjen e Kim Jong-nam, vëllait të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, transmeton Klan Kosova.

Kim vdiq të hënën ku dyshohet se është helmuar, derisa ishte duke pritur për të udhëtuar  në Kuala Lumpur, Malajzi.

Policia thotë se ka përfunduar tashmë ekspertiza , edhe pse rezultatet ende nuk janë bërë publike.

Një grua,  e cila po udhëtonte me pasaportë vietnamese, pritet të paraqitet në gjykatë.

Inspektori i përgjithshëm i policisë në Malajzi, Sri Khalid Bin Abu Bakar, tha  se gruaja e dytë u ndalua të enjten për vdekjen e “një mashkulli Korean”.

Ajo është identifikuar nga pamjet e aeroportit dhe kishte një pasaportë Indonezian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button