Ende nuk dihet kujt i takon PPD-ja, Vejselit apo Rusit?

Gjykata e Tetovës ende nuk i ka dhënë përgjigje kërkesës së shtruar nga Abdyladi Vejseli për regjistrimin e PPD-së, që tani më njihet si PPD-ja e dytë krahas PPD-së, kryesuar nga Arben Rusi.

Abdylhadi Vejseli, për Portalb, deklaron se deri më tani nuk është dhënë kurrfarë përgjigje, por kjo sipas tij nuk do të thotë se ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Vonesa e dhënies së një përgjigje nga ana e gjykatës për statusin legjitim të PPD-së, krahu i Vejselit, e ka shtyrë Këshillin iniciativë që nesër te mbajë një mbledhje për të përcaktuar veprimin e mëtutjeshëm.

Abdylhadi Vejseli,  thotë se ka shumë  variante tjera të cilët do të mundësojnë që të jenë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme  parlamentare.

“Alternativat e veprimit të mëtutjeshëm, do të përcaktohen nesër në mbledhje. Ne nuk duam që? të? përzihemi në punën e organeve shtetërore, por kjo në? një farë mënyre mund të jetë edhe obstruksion, sepse dikujt nuk i konvenon që? PPD-ja të dalë në zgjedhje”, thotë Abdylhadi Vejseli.

PPD-ja e Vejselit thotë, “gjykata vonohet në? dhënien e vendimit, por do të marrim pjesë në zgjedhje. Edhe PPD-ja, e Arben Rusit, pret përgjigje. Ata thonë, “kush ka shtruar kërkesën i pari do të marrë të? drejtën ligjore.

Lajme të ngjashme

Back to top button