Blerina e treta në Gjermani

Gjatë fundjavës në Herne të Gjermanisë u zhvillua kampionati i Gjermanisë në xhudo për moshat U-18. Në këtë aktivitet edhe pse me moshë 15 vjeçare, u paraqit edhe kampionia e Ballkanit, Blerina Seferi, e cila arriti edhe një sukses duke fituar vendin e tretë. 

Kjo medalje u përshëndet nga mediat e Hamburgut por edhe vet strategët e xhudos që ishin prezent në palestër, por e njëjta nuk ishte edhe aq tërheqëse për Blerin e cila kishte pritur të triumfoj, por ja që virusi që e sulmoi atë në stomak nuk lejoj që të jep maksimumin. 

“Nuk mund të them se ky rezultat nuk është pozitiv, por ja që unë udhëtova për në Herne për të fituar këtë kampionat. Deri te ky qëllim nuk arrita sepse në mëngjesin e garave pata dhimbje të mëdha në stomak të cilat vazhduan edhe gjatë garave. Për të qen edhe më tragjike nuk pata fat as në short ku në grupin tim ishin futur tre ish kampione të Gjermanisë e që janë me rripë të zi. Shtrëngova dhëmbët dhe luftova duke dhënë maksimumin në atë gjendje  dhe i mposhta të njëjtat, por në gjysmëfinale forca ime ishte shumë e dobët dhe këtë e shfrytëzoj fatkeqësisht nënkampionja e Evropës, Maike Wittikend. Më pas për luftën për vendin e tretë arrita të fitoj”, tha Blerina. 

“Shqiponja e Shipkovicës” vazhdon me garat e saj më 11 mars kur do të merr pjesë në kampionatin e Maqedonisë duke mbrojt ngjyrat e Ipponit nga Shkupit, kurse më pas më 11 prill ajo do të paraqitet në turneun e fuqishëm në Portugali. Kjo garë do jetë edhe si test për Blerin para kampionatit ballkanik që zhvillohet në muajin maj në Greqi. Po në këtë vend do të zhvillohet edhe kampionati evropian që do të mbahet në muajin korrik. Cekim se deri më tani Blerina Seferi ka fituar dy kampionate ballkanike, kurse në KE ajo do të debutoj. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button