Ekspozitë shitëse për ndërtimin e Shtëpisë së artistëve në Gajre

Sot, me fillim në orën 19:30 në Galerinë e arteve pamore në Tetovë, Shoqata e artistëve figurativ të Tetovës do të organizojë ekspozitë shitëse. 

Mjetet e grumbulluara në ekspozitë do ti dedikohen realizimit të projektit për ndërtimin e Shtëpisë së artistëve në fshatin Gajre.

Ekspozita mbahet nën patronazhin e kryetares së Tetovës, Teuta Arifi me rastin e 3 Marsit –ditës së komunës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button