Di Maria tallet keq me Barcelonën (Video)

Di Maria thotë se e kupton shumë mirë dhimbjen e Barcelonës. Paris Saint Germain e ka turpëruar Barcelonën në Parc des Princes, duke e mposhtur 4;0. Në këtë ndeshje shkëlqeu ish ylli i Real Madridit, Angel Di Maria, i cili realizoi dy gola të bukur, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Di Maria tha se i kupton shumë mirë mysafirët se si ndihen, pasi të njëjtën gjë e kishte përjetuar te Reali në vitin 2010, kur Barça kishte shkatërruar ekipin e Jose Mourinhos në atë kohë, duke e mposhtur me rezultat 5:0.

“Barcelona largohen nga këtu të zhgënjyer, ashtu si unë kur isha te Real Madridi në vitin 2010 ku pësuam humbje me rezultat 5:0. Kështu që i kuptoj shumë mirë si ndihen ata”, deklaroi Di Maria. /Express/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button