Banesat sociale të BDI-së, larg realitetit!

Ndonëse BDI me gojën plotë premton barazi sociale për të gjithë qytetarët, prej 8 vitesh në pushtet ajo nuk ka arritur të realizojë asnjë projekt për ndërtimin e banesave sociale në vendbanimet e banuara me shqiptarë.

Që në programin e vitit 2011, BDI kishte premtuar ndërtimin e banesave sociale edhe atë 2 në Çair, 2 në Saraj, 1 në Tetovë, 1 në Gostivar, 2 në Dibër dhe 1 në Kërçovë, por deri më tani nuk është realizuar asnjë prej tyre.

Madje në raportin e saj llogaridhënës të qeverisjes 2011-2013, nuk gjen asnjë arsyetim për ngecjen e këtyre projekteve. E vetmja gjë që përmendet të raport është se : është miratuar programi për ndërtimin e banesave për persona që janë raste sociale dhe për grupe të tjera të rrezikuara. 

Megjithatë premtim të ngjashëm BDI ka bërë edhe në program zgjedhor të vitit 2014, ku thekson: Në kuadër të politikës banesore do të vazhdohet me ndërtim të banesave për kategoritë sociale të shoqërisë dhe kjo do të bëhet proporcionalisht sipas nevojave edhe në të gjitha rajonet. Megjithatë këtë radhë në program parashikohet vetëm ndërtim i banesave sociale në Gostivar me vlerë prej 150 milion denarësh, ndërkaq si afat i realizimit qëndron 2014 – 2018.

“Ishte premtuar nga alamet ministra shqiptare se do te ndërtohen banesa sociale në Gostivar, Dibër dhe Tetovë në vitin 2013 por siç duket e shtynë për vonë..Me projektin banesa për shtresat sociale do te përfundohen në 2014 gjithësej 1.753 banesa, dhe siç duhet përsëri shqiptarët do të mbeten jashtë  këtij procesi”, vlerëson Izet Zeqiri, përfaqësues i RDK-së.

Sipas tij madje në vitin 2014 janë parashikuar të ndërtohen 1753 banesa sociale.

Nga ana tjetër Qeveria vitin e kaluar filloi ndërtimin e 474 banesave sociale edhe atë në Shkup – Butel  312, në Resnjë 18 banesa, në Demir Hisar 25, në Koçan 43 dhe 76 banesa në lagjen Toçilla, në Prilep. Afati i realizimit të tyre është 2014-2015.

Ndërkaq sa për krahasim VMRO DPMNE në programin e saj llogaridhënës thekson se:

Në vitin 2011-2013 janë ndërtuar gjithsej 559 banesa sociale në Manastir, Berovë dhe Shtip.

Nga ana tjetër në rrjedhë e sipër janë ndërtimi i banesave sociale në Prilep 75, DemirHisar 25, Resnje 18. Ndërtimi i tyre do të përfundojë deri në vitin 2015. 

Nga ana tjetër theksohet se ka përfunduar projektimi i 312 banesave në Shkup, 43 në Koçanë, 70 në Gostivar, 10 në Makedonski Brod, 34 në Pehçevë, 39 në Vinicë, 54 në Sveti Nikollë, 48 në Probishtip, 41 në Strumicë, 62 në Negotinë. 

Nga ana tjetër parashikohet projektimi i 121 banesave në Shkup, 68 në Kumanovë, 55 në Tetovë, 46 në Dibër dhe 29 në Veles, por pa konkretizuar afat për to. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button