Ivanov: Ta ruajmë bashkëjetesën si trashëgim i gjeneratave më të vjetra

“Në Dibër mbisundon bashkëjetesa dhe toleranca etnike dhe fetare, e gjitha  kjo si trashëgim  i gjeneratave më të vjetra” , tha Gjorgje Ivanov, në tubimin e VMRO-DPMNE dhe koalicionit për “Maqedoni më të mirë”, në Dibër.

“Para pesë viteve vija shpesh para jush që të kërkoj mbështetjen tuaj, ndaj sot me faqe të bardhë erdha përsëri të kërkoj  për herë të dytë mbështetjen tuaj  që të jem kryetar i gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë, theksoi kandidati për president nga radhët e VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov.

Nikolla Gruevski, kryetari i VMRO-DPMNE para të pranishmëve potencoi “partia jonë ka si parim atë që e premton edhe e realizon, ne kemi rezultate në punësime, në projekte infrastrukturore, në investime kapitale të huaja, subvencione në bujqësi, pajisje në shëndetësi, ndërtime të sallave sportive, kushte për pensionistët, rritje të pagave të pensioneve që për katër vite do të jenë më lartë se 20 për qind”, nënvizoi Gruevski.

“Zoran Zaev lavdërohet se do jetë kryeministër, ndaj dhe habitem si do ta ndajë buxhetin e shtetit. Nëse shpërndarja e buxhetit do të jetë si rasti i Strumicës me tenderët, atëherë merreni me mend si do të ndahet buxheti. Qytetarët, dinë dhe logjikojnë, kur bëjnë krahasimin mes ne dhe LSDM-së, qytetarët  vlerësojnë kujt do t’ia japin mbështetjen dhe kjo do të ndodhë me 13dhe 27 prill, tha Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button