Demiri: Nëse votoni Merkon, votoni për “kancerin”e Strugës

Bartësi i Listës së RDK-së për zonën e pestë zgjdhore Ardian Demiri fushatën e nisi me një takim të improvizuar me gazetarët në lokacionin që shërben si deponi jo shumë larg qytetit të Strugës.

Demiri për Strugalajm, potencoi se e nisë sot fushatën në këtë mënyrë duke e zgjedhur këtë vend duke u rikujtuar qytetarëve të Strugës dhe rrethinës se Ramiz Merko është përgjegjës i vetëm për vendosjen e kësaj deponie dhe njeriu i shumë veprave të tjera të këqija kundër interesit të qytetarëve të Strugës .

Sipas Demirit Merko përveç se i solli shkatërrim qytetit të Strugës dhe qytetarëve të saj për 8 vite me rradh si kryetar i Komunës kulmin e së keqës dhe jo humanitetin e tij në raport me qytetin e Strugës e arriti me ndërtimin e dhe lejimin e kësaj deponie në zemër të qytetit turistik e cila tashmë është shëndrruar në një kancer të rrezikshëm për qytetin dhe rrethinën e saj.

”Kjo deponi sot e kësaj dite rëndon mbi kurriz dhe pengon në zhvillimin ekonomik dhe turistik të Strugës si dhe paraqet një rrezik të lartë për shëndetin e gjeneratave që vijn pas nesh. Të nderuar qytetarë të Strugës dhe rrethinës, Vota juaj për kandidatin e BDI-s Ramiz Merko është vote për ta legjitimuar këtë deponi dhe pasojat që kjo deponi i shkakton qytetin të Strugës dhe të ardhmës së qytetarëve të saj.”përfundoi Demiri . 

Lajme të ngjashme

Back to top button