Sela takohet me ambasadorin Thimonier, flasin për Platformën

Sela sot zhvilloi takim me Ambasadorin e Francës Christian Thimonier. Takimi u zhvillua me kërkesë të ambasadorit francez ku temë e diskutimit ishte aktualiteti politik, njoftojnë nga LR-DPSH.

“Ziadin Sela, fillimisht e falenderoi për ftesën Christian Thimonier si dhe e falenderoi për kontributin e tij dhe Francës që në kuadër të BE po kontribon në procesin e zgjidhjes sa më të shpejtë të situatës politike si dhe mbështetjen e parezervë në ontegrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.Sela e informoi ambasadorin për qëndrimet politike si dhe rolin e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët” në drejtim të zgjidhjes së situatës së krijuar politike”, thonë nga LR-PDSH.

Sela, thuhet në kumtesë, diskutoi mbi domosdoshmërinë e krijimit të Qeverisë së ardhëshme si dhe interesin kolektiv shoqëror për krijimin e Qeverisë së re mbi parime demokratike dhe vlera të mirëfillta.

“Theksi politik u trajtua mbi Deklaratën e përbashkët të subjekteve politike, duke e trajtuar dhe e paraqitur në formë të unifikuar që si e tillë duhet të trajtohet nga nënshkruesit e saj. Çështja e Përdorimit të gjuhës shqipe, funksionimi dhe vazhdimi i punës së Prokurorisë Speciale, ndarja e buxhetit në formë të barabartë, integrimi i vendit në NATO dhe BE si dhe decentralizimi ishin temat të cilat lideri Sela i shpalosi para ambasadorit francez në RM Christian Thimonier. Ai po ashtu potencoi edhe orientimin perëndimor të shqiptarëve si dhe kërkesën e natyrshme për tu trajtuar si popull shtetformues me theks të veçantë edhe për mundësinë e një konsensusi të gjerë politik në krijim e një qeverie politike me çrast do të hapej mundësia politike edhe për ndryshime Kushtetuese, për ta rregulluar çështjen e gjuhës, shqipe, për të biseduar mbi konsensusin e gjerë në gjetjen e zgjidhjes politike me Greqinë për çështjen e emrit, reformat në drejtësi si dhe funksionimin e shtetit të së drejtës duke i vënë para drejtësisë të gjithë aktorët politik që janë të dyshuar nga Prokuroria Speciale Publike”, thuhet në kumtesë e LR-DPSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button