Ndërron jetë vajza e Bob Geldof

Sot në moshën 25 vjeçare ndërroi jetë vajza e muzikantit Bob Geldof dhe Paula Yates, Peaches Geldof.

Mediat britanike bëjnë të ditur se Peaches është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Wrotham, ndërsa nuk është bërë i ditur shkaktari i vdekjes së saj.

“Tash për tash, vdekja e saj trajtohet si e befasishme dhe e pashpjegueshme”, thuhet në raportin e policisë, të cilin e transmetoi Dailymail.uk.

Peaches ka qenë e njohur si vajza e shfrenuar e muzikantit të famshëm. Ka punuar në disa shtëpi televizive britanike, ndërsa ka punuar edhe si modele.

Pak kohë më parë para se të gjendej e vdekur, ajo postoi në internet një foto në të cilin ishte me nënën e saj, Paula Yates, e cila ka vdekur në vitin 2000 nga mbidoza. 

Vet Peaches u mbidozua në vitin 2008, mirëpo asokohe e kishte shpëtuar babai i saj. Ajo ishte martuar dy herë me burrin Thomas Cohen dhe me të ka dy fëmijë, i cili me pikëllim dhe mërzi të madhe thekson se ai dhe fëmijët gjithmonë do ta duan dhe ta kujtojnë atë.

Lajme të ngjashme

Back to top button