Maqedoni, rastet sociale nuk kanë të holla as për trajnim e as për punësim

Organizatat joqeveritare në bashkëpunim me institucionet kompetente do t’i trajnojnë personat e rinj, të cilët janë evidentuar si shfrytëzues së ndihmës sociale ose rrjedhin nga familjet të cilët janë shfrytëzues të ndihmës sociale, që vetë të fillojnë të punojnë. Përvoja nga projektet e mëhershme tregon se këta njerëz nuk janë të motivuar t’i ndjekin trajnimet për shkak të mosbesimit që kanë se do ju ndihmojnë të gjejnë punë, por ka nga ato që edhe nuk mund të vijnë në vendin ku zhvillohet trajnimi, sepse nuk kanë para për udhëtim, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

“Nga përvoja e deritanishme në fillim ka interes, por me kalimin e ditëve bie numri i të interesuarve. Ka shumë faktorë, por edhe shumë prej tyre punojnë në të zezë, si dhe  janë evidentuar si shfrytëzues të ndihmës sociale, ky është problem sistematik”, deklaroi Zoran Ilievski nga organizata “Sega”, udhëheqës i projektit.

Ashtu siç deklaruan nga koalicioni i organizatës për të rinj “Sega”, e cila e ka promovuar projektin “Derë e hapur për të rinjtë nga të rinjtë”, qëllimi është që ta inkurajojnë pjesëmarrjen e personave me nevoja sociale në tregun e punës përmes zhvillimit të shkathtësive të tyre.

Ilievski duke folur për mundësitë e krijimit të karrierës së të rinjve, me qëllim të punësimit të tyre, deklaroi se janë parashikuar që të realizohen trajnime për këta persona në Shkup, Manastir, Shtip dhe Prilep. Ai theksoi se trajnuesit e tyre do të bëjnë një bilanc për atë se për çfarë janë të aftë të rinjtë, në cilat sfera që më pas t’i orientojnë ku të kërkojnë vendin e tyre të punës në pajtim me kompetencat e tyre.

“Pas trajnimeve në kuadër të projektit do të sigurojmë praktikë të shtatë apo tetë personave të rinj nga çdo qytet, të cilët do t’i vendosim në tregun e punës, gjegjësisht të hyjnë në bizneset të cilat janë në pajtim me kompetencat e tyre. Me këtë besoj se te një numri të madh të të rinjve  për herë të parë do t’u mundësojmë të punësohen, gjë që ndikon në ndryshimin e qëndrimeve të tyre si dhe në rritjen e vetëbesimit të tyre”, deklaroi Ilievski.

Ai shtoi se plani është të bashkëpunojnë me Agjencinë për punësim, me atë që të rinjtë të cilët do të hyjnë një muaj në kompani ta vazhdojnë praktikën e tyre edhe tre muaj.

Nga Qendra për punësim shprehin bindje se përgatitja e punësimit të të rinjve përmes mundësisë së punës praktike në sektorin privat, do të ndikojë në uljen e papunësisë, por shtojnë se edhe ato kanë masa për punësim të personave të tillë.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra, shfrytëzuesit e ndihmës sociale çdo muaj do të marrin katër mijë denarë ndihmë

Aleksovska nga Qendra për Punësim, deklaroi se më e rëndësishme është të gjendet mënyrë se si të motivohen këta persona që t’i ndjekin trajnimet dhe të dalin në tregun e punës.

“Për momentin janë në dispozicion masat e praktikës për 28 persona të cilët nëpërmjet kësaj mundësie do të përfshihen dhe do të fitojnë punë praktike në kompaninë përkatëse. Kusht është që minimum të kenë mbaruar shkollën e mesme. Praktika është e përshtatshme për arsimimin e tyre dhe do fitojnë kompensim prej 5.200 denarë”, deklaroi Ilievska.

Ndryshe, të rinjtë e vendit janë kategoria më e rrezikuar e kërkuesve të punës, me papunësi prej 53.7 % të matur në vitin 2010. Një numër i madh janë persona të papunë për një afat të gjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button