Finlanda është i pari vend në botë që heq lëndët mësimore

Kur bëhet fjalë për arsimin, duhet ta pranojmë që disa vende janë shumë më përpara se i yni. I tillë është edhe rasti i sistemit shkollor finlandez.

Ai kryeson prej disa vitesh të gjitha renditjet e mundshme duke u afirmuar si një ndër më të mirët në botë.Por sipas autoriteteve finlandeze, ai ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Ata kanë vendosur të heqin për herë të parë disa lëndë nga programi shkollor si fizika, matematika, letërsia, historia dhe gjeografia, shkruan The Independent.

Sipas drejtuesit të Departamentit të Edukimit në Helsiniki, Marjo Kyllonen, shkolla ka nevojë të përditësohet dhe t’i përshtatet më së miri nevojave të nxënësve. Në vend të mësimit individual, nxënësit do të studiojnë fenomene apo ngjarje të ndryshme në raport me lëndët e tjera.

Këto ndryshime do të prekin gjithashtu organizimin e klasës. Nxënësit nuk do të gjenden më përballë mësuesit, por do të punojnë në grupe të vogla pune rreth tryezës së rrumbullakët. Pritet që këto ndryshime të marrin jetë rreth fillimit të vitit 2020. Ato do të prezantohen fillimish për nxënësit e shkollave të mesme dhe më pas mudn të përfshijnë gjithë arsimin para-universitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button